Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
Gjatë kësaj faze të parë të Botërorit 2026 është një fenomen që po bie shumë në sy, kartonat e kuq të dhënë nga arbitrat.
Në 28 ndeshjet e zhvilluara deri tani janë dhënë më shumë kartonë të kuq, 6 të tillë, se në të 64 ndeshjet e zhvilluara në Katar 2022 dhe Rusi 2018, ku janë regjistruar 4 kartonë të kuq në secilin prej tyre.
Në Botërorin amerikanoverior është edhe ndeshja që mban rekordin për numrin e kartonëve të kuq dhe bëhet fjalë për ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, me 3 të tillë, meksikani Montes dhe afrikanojugorët Sithole dhe Zwane. Po kështu janë ndëshkuar me karton të kuq edhe boshnjaku Muharemovic dhe futbollistët e Katarit, Ahmed dhe Madibo.
Rekordin si Botërori me numrin më të madh të kartonëve të kuq në histori është Gjermani 2006 me 28 kartonë të kuq dhe ndeshja e 1/8 të finaleve mes Holandës dhe Portugalisë e pagëzuar si ‘beteja e Nurembergut’, ishte ndeshja më e ashpër me 4 kartonë të kuq dhe 16 të verdhë
Top Channel