Mashtronin qytetarë të huaj dhe iu merrnin para me anë të call centerave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 16 shtetas, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera lidhur me bllokimin e rrugëve në kryeqytet gjatë një tubimi të zhvilluar ditët e fundit, mes tyre edhe tre nismëtarët.
Mes 16 protestuesve janë edhe nismëtarët e njohur Arben Kola, Luçiana Kokaj dhe Arilda Lleshi, që, siç ka deklaruar edhe vetë Kola ditë më parë, njihen si nismëtarë edhe nga policia.
Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar dyshohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Mes emrave të tjerë që janë proceduar janë edhe: Ernest Kapo, Aurel Kujtimi, Tomas Kroja, Mateo Yskollari, Xhonatan Dobrozi, Sergo Tafa, Ilir Xhemalaj, Ergi Qoku, Ervis Krepi, Ali Dizdari, Sokol Gjoka dhe Emir Lecini. Gjithashtu, u shpallën në kërkim policor shtetasit Eduart Qema dhe Markel Capo.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta persona kanë nxitur pjesëmarrësit përmes thirrjeve që të vijojnë tubimin përtej orarit të përcaktuar nga organizatorët, nga ora 18:00 deri në 22:00, si dhe të mos respektojnë perimetrin e njoftuar për zhvillimin e protestës.
Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të automjeteve dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në disa akse të Tiranës.
Në një pjesë të rasteve, pjesëmarrësit në tubim janë futur edhe në zonën e “Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”, e përshtatur për aktivitete sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje për bashkim me tubimin.
Policia e Tiranës thekson se vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Dy ditë më parë, sipas të njëjtave burime, janë referuar materiale dhe është nisur procedimi penal edhe për 19 shtetas të tjerë.
Top Channel