Zjarr në fshatin Kordhocë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan dy banesa, vihet nën kontroll nga zjarrfikësit Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, në një prononcim për mediat në prag të trajnimit kombëtar të inspektorëve rajonalë në qarkun Lezhë, ka theksuar se prioritet kryesor i inspektorateve mbetet rritja e kontrolleve për garantimin e një sezoni turistik veror të sigurt dhe cilësor.
Sula vuri në dukje se fokusi i punës do të jetë i përqendruar në disa fusha kyçe, përfshirë sigurinë ushqimore, mbrojtjen nga incidentet ujore dhe respektimin e perimetrit të sigurisë nga mjetet lundruese, kontrollin e ndotjes akustike si dhe masat për mbrojtjen nga zjarri.
Ndër prioritetet e tjera u theksua edhe ndërhyrja ndaj tregtarëve ambulantë të pacertifikuar që shesin ushqime të shpejta, si dhe ndalimi i zaptimit të plazheve publike.
Po ashtu, u rikujtua zbatimi i vendimit të qeverisë për kufizimin e qarkullimit të mjeteve me tonazh të lartë në akset turistike dhe bregdetare gjatë sezonit veror.
Masat do të zbatohen përmes kontrolleve të shtuara në terren, monitorimeve të vazhdueshme përgjatë vijës bregdetare dhe bashkëpunimit ndërinstitucional mes inspektorateve rajonale, pushtetit vendor dhe task-forcave të posaçme.
Autoritetet theksojnë se në rast shkeljesh do të merren masa administrative dhe ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim parandalimin e problematikave gjatë sezonit turistik dhe garantimin e standardeve për pushuesit vendas dhe të huaj.
Top Channel