Video/ “Turp!”, protestuesit zbarkojnë në sheshin ‘Skënderbej’, bllokojnë ekranin e ndeshjeve të Botërorit. Çfarë ndodhi në Fan Zone gjatë tubimit të një dite më parë

17/06/2026 15:21

Dita e 17-të e protestës u shoqërua me tensione në sheshin “skënderbej”, më saktësisht në Tirana Fan Zone.

Gjatë ndeshjes së Botërorit, Francë-Senegal, ku disa qytetarë ishin mbledhur në Fan Zone për të ndjekur takimin, protestuesit u futën dhe bllokuan ekranin e madh.

Ata iu drejtuan qytetarëve me thirrjet: “Çohuni nga kafja!”, “Turp, turp!”, “Shqipëri e Re”, “Bashkohuni me ne”, etj.

Menjëherë pas kësaj, policia e Tiranës vendosi të procedonte penalisht 16 persona që morën pjesë në protestë.

Ndërkohë, për këtë reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ndër të tjera shkroi: “Një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut. Britma zë vendin e argumentit. Rrethimi zë vendin e dialogut. Intimidimi paraqitet si aktivizëm dhe linçimi publik i tradhtarëve si drejtësi e Zotit në emër të popullit”.

Top Channel