Memorandumi i Mirëkuptimit të Islamabadit, Shtetet e Bashkuara publikojnë dokumentin zyrtar të marrëveshjes më 14 pika me Iranin
Autoriteti britanik i mbrojtjes së të dhënave tha sot se një punonjës në spitalin privat ku Kate Middleton, Princesha e Uellsit, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në vitin 2024, u përpoq të shiste “informacion personal shumë të ndjeshëm”, që besohet të jenë të dhënat e saj mjekësore.
Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) nisi një hetim në mars të atij viti nëse stafi në klinikë u përpoq të hynte në të dhënat mjekësore të gruas së trashëgimtarit të fronit, e cila i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në bark dy muaj më parë.
Në një deklaratë sot, ICO tha se kishte përfunduar një hetim penal dhe zbuloi se një ish-punonjës shëndetësor kishte “keqpërdorur qëllimisht” informacion të ndjeshëm dhe po ofrohej ta zbulonte atë kundrejt një pagese.
Sky News raportoi se çështja përfshinte Kate, por ICO refuzoi të komentonte se kush i zotëronte konkretisht dosjet. Zyra e princeshës, Kensington Palace, refuzoi të komentonte.
Kate, 44 vjeç, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një gjendje ende të paspecifikuar. Më vonë ajo njoftoi se do t’i nënshtrohej kimioterapisë pasi testet treguan se ishte diagnostikua me kancer.
ICO njoftoi se kishte lëshuar një paralajmërim zyrtar për Klinikën e Londrës, një nga spitalet private më të mëdha në vend, por nuk gjeti mangësi të tjera nga ana e saj. I njëjti spital ku u trajtua Mbreti Charles.
Top Channel