Video/ Debutuesit ndalin kampionët e Europës, Spanja pretendente barazon pa gola në surprizën e parë të madhe të Botërorit

15/06/2026 19:56

Surpriza e parë e madhe në Botëror ka ardhur në Grupin H, aty ku Spanja pretndente ka barazuar pa gola me Kepin e Gjelbër.

Takimi i luajtur në Atlanta u dominua nga “La Roja”, duke tentuar disa herë me Ferran Torres dhe Oyarzabal, por pa mundur të kalonin portierin 40-vjeçar Vozinha.

Pjesa e dytë gjithashtu u dominua nga të besuarit e De La Fuentes, por sërish pa arritur dot të gjenin rrugën e rrjetës, edhe me Lamine Yamal në fushë.

Kështu Spanja bën surprizën e parë të madher në Botëror, duke u ndalur nga ekipi debutues i Cape Verdes, me këtë të fundit që do e mbajë mend gjatë këtë ditë.

REZULTATI:

Spanjë 0-0 Kepi i Gjelbër

NGJARJET KRYESORE:

90+6′ Mbyllet ndeshja në barazim 0-0!

90+1′ Borges godet me kokë, por topi përfundon në duart e Unai Simon.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

82′ Cucurella provon me një gjuajtje me kokë, por topi ndalet pa probleme nga Vozinha.

73′ Yamal jep një top në zonë ku gjen Llorenten, tentativa e të cilit ndalet nga portieri.

56′ Fabian Ruiz provon me një gjuajtje me kokë, me Vozinhan që e ndalon sërish.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+5′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Laporte godet me kokë, por Vozinha ndërhyn si duhet.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

39′ Cucurella ul një top në zonë për Ferran Torres, i cili godet traversën. Më pas Oyarzabal tentoi me kokë, por Vozinha ndërhyn si duhet për t’i mohuar golin. (Video)

29′ Cucurella provonme një gjuajtje fluturimthi, por topi shkon mbi kuadrat.

15′ Pedri provon me një gjuajtje nga distanca, por topi ndalet në duart e portierit Vozinha.

1′ Starton ndeshja në Atlanta!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel