Pas barazimit me Japoninë, Koeman në shënjestrën e kritikave të ashpra

15/06/2026 20:17

Media holandeze nuk i kurseu kritikat e ashpra për vendosjen e futbollistëve në fushën e lojës nga Ronald Koeman në ndeshjen e Holandës me Japoninë e mbyllur me barazimin 2-2. E përditshmja De Telegraaf ishte ajo që u shfaq më e ashpër ndaj trajnerit të Portokallinjve

Ndryshimet drastike të Koeman janë shkatërrimi i kombëtares-shkruante kjo e përditshme që kritikoi vendimin e teknikut për të kryer zëvendësime ultradifensive kur rezultati ishte 2-1.

Në minutat e fundit, Koeman zëvendësoi Malen dhe Summerville, dy ndër më të mirët të skuadrëd dhe më pas bëri ndryshime në mbrojtje me 5 lojtarë me hyrjen e Ake për Gravenbrch.

‘Nëse luajmë më shumë në sulm, krijohen më shumë shanse. Japonia e shfrytëzoi më mirë. Mendoja se kështu ishte shumë më mirë se në ndeshjet e fundit dhe nuk e nënvlerësuam Japoninë. Duhej të tërhiqeshim dhe nuk mund të ushtronim presion në krahë në minutat e fundur dhe për këtë arsye u aktivizua Ake-tha Koeman për të mbrojtur vendimet e tij

‘Skuadra luajti me një dozë stresi paralizues. Treguan shumë ankth. Holanda mendoi kryesisht të mbrohej pa marrë iniciativë. Ritmi ishte shumë i ngadaltë dhe nuk pati asnjë lëvizje’– shkruante media holandeze

Gazetari Valentijn Driessen ishte më kritiku ndaj Koeman dhe imazhit të shfaqur nga Portokallinjtë.

‘Pritet që trajneri i kombëtares dhe lojtarët kyç si Van Dijk dhe De Jong të marrin vendime korrekte. Por menduan të mbronin avantazhin më shumë sesa të shënonin sërish ndaj japonezëve dhe gjërat përfunduan keq. Mund të thotë se është faji i tij, por kjo nuk të çon askund-tha Driessen-përmirësimi duhet të jetë i menjëhershëm, në rast të kundërt udhëtimi në SHBA do të jetë shumë më i shkurtër se skenari që lojtarët dhe Koeman tentuan të na bënin të gjithë të besojmë: jemi një skuadër shumë cilësore, e vështirë për t’u mundur dhe që do të shkojë shumë larg në Botëror’.

Debutimi i Holandës ishte zhgënjyes edhe për portierin Verbruggen që u kritikua për golin e barazimit të Japonisë të shënuar në minutat e fundit. ‘është shumë e vështirë sepse shkon  drejt topit dhe duhet të reagosh menjëherë  në ajër. Është e komplikuar dhe për fat të keq nuk munda ta bëj shumë shpejt. E preka topin me majat e gishtave, por edhe kështu hyri në portë. Po është frustruese, është për të ardhur keq-tha Verbruggen

Top Channel