Formacionet zyrtare/ Një tjetër superfuqi përballë një debutuesi, Spanja ndeshet me Kepin e Gjelbër. Si rreshtohen skuadrat
Carlo Ancelotti ka zgjedhur një detyrë të vështirë, atë të qenit trajneri i kombëtares së një vendi ku janë rreth 215 milionë trajnerë kombëtaresh dhe ku thuajse të gjithë e konsiderojnë veten futbollistë apo ish futbollistë. Kështu që mjaftoi një debutim jo shumë i mirë kundër Marokut që për hir të së vërtetës nuk është aspak një skuadër e lehtë që në vend të shpërthejnë dyshimet dhe polemikat për zgjedhjen e bërë.
Sigurisht gabime bëri, përndryshe nuk ka si të shpjegohet ndryshe ai gjysmëorëshi i parë makthi që përjetoi Seleçao. Por është gjithashtu e vërtetë se Ancelotti rregulloi situatën në fushën e lojës. Për të pasur një perceptim më të mirë të ndjenjës popullore kundrejt Ancelottit është mirë të shkohet drejt e te burimi.
Ai që ka folur ishte Paulo Vinicius Coelho, një prej opinionistëve kryesore të futbollit në Brazol dhe kolonë e rrjetit mediatik Globoesporte. Coelho është një prej atyre që nuk e kanë humbur besimin. ‘Brazili është një vend i çuditshëm-tha Coelho-marrim një trajner italian për kombëtaren dhe pretendojmë që të luajë të gjitha ndeshjet në mënyrë braziliane. E kemi kuptuar që skuadra nuk është perfekte, por si mund të jetë ndryshe, kur Ancelotti e mori detyrën përpara 1 viti dhe i ka parë shumë pak futbollistët e tij personalisht? Nuk mund të japësh një gjykim përfundimtar pas vetëm një ndeshjeje’.
Coelho përveçse është një analist është i apasionuar edhe pas statistikave. ‘Në 2006, Brazili i fitoi të treja ndeshjet në grup, por nuk arriti në finale, ndërsa Italia në grupin e saj barazoi me SHBA dhe në fund fitoi titullin-shtoi Coelho-në historinë e Kupës së Botës, vetëm 3 skuadra kanë triumfuar duke i fituar të 3 ndeshjet në grup; Brazili në 1970 dhe 2002 dhe Franca në 1998. Duhet ta kujtojmë edhe këtë. E rëndësishme është të shkojmë mirë në fund, jo në fillim’.
Ndërsa Vincenzo Montella nisej nga një pozicion më pak i ekspozuar në krahasim me Ancelottin. Turqia nuk është Brazili, nuk ka 5 tituj botërorë. Por në 25 vitet e fundit i ka mësuar njerëzit me rezultate të shkëlqyera në turnetë madhorë. Humbja 2-0 ndaj Australisë në ndeshjen e parë të botërorit shkaktoi një uragan kritikash që rrezikon të përmbysë gjithçka. Për rastin e Montellës ka folur gazetari Galip Ercan, një njohës i madh i futbollit në Turqi.
‘Objektivi kryesor i kritikave është padyshim Montella. Media sportive është e sigurtn se nuk e ka përgatitur skuadrën siç duhet-tha Ercan-pastaj ka diçka që nuk është shumë e qartë; 3 futbollistë nuk ishin në 100% të formës pasi vinin pas dëmtimeve; Calhanoglu, Arda Guler dhe Yildiz dhe që të tre u aktivizuan madje Calhanoglu luajti ndeshjen e plotë. Guler te Real Madrid luan si mesfushor ofensiv, Montella e ka vendosur si gjysmësulmues i krahut të djatthë. Në Turqi është perceptimi se Montella nuk ka shumë peshë në zgjedhjet dhe se është pikërisht Calhanoglu ai që vendos si për grumbullimin ashtu edhe në momentin e zgjedhjes së formacionit’.
Pas humbjes me Australinë, presidenti i Federatës Turke, İbrahim Hacıosmanoğlu nxitoi të kontaktojë të përjetshmin Fetih Terim për të përgatitur një zëvendësim të mundshëm. Montella, që të shpëtojë vendin e tij duhet të kalojë grupin duke u renditur në 2 vendet e para, një kualifikim si vendi i tretë më i mirë për të nuk do të ishte i mjaftueshëm. Por nuk përjashtohet mundësia që të Turqia të jetë ende në të ardhmen e tij. Fenerbahçe sapo e ka zgjedhur presidentin e tij, por nuk ka ende një trajner dhe pankina e kësaj skuadre mund të jetë e italianit, pavarësisht gjithçkaje.
Top Channel