Botërori 2026/ Ancelotti dhe Montella, jetë e vështirë në Amerikën e Veriut
Debutimi në Botërorin 2026 mes Gjermanisë dhe Curaçaos në Houston duket se zbatoi me përpikmëri skenarin e shkruar nga parashikimet; një fitore e pastër 7-1 për skuadrën e Nagelsmann, një goleadë e parashikuar që konfirmoi hendekun e madh në aspektin teknik mes dy skuadrave.
E megjithatë ajo që bëri historinë dhe xhiron e botës në internet nuk ishte tabela e shënuesve, por ajo që ndodhi pas fërshëllimës së fundit të arbitrit të ndeshjes.Një imazh i fuqishëm dhe i pazakontë që shfaqi anën më fisnike dhe më të pastër të sportit. Për Curaçao, ishull në Karaibe, që është në debutimin historik në fazën finale të një Kupe Bote, e gjithë dita ishte legjendare. Që nga momenti i ekzekutimit të himnit kombëtar e kënduar me krenari nga mijëra tifozë që ishin në tribune, atmosfera ishte e paharruar. Skuadra, që ka pseudonimin ‘Dallga Blu’ arriti kulmin kur shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1. Pavarësisht humbjes së thellë, publiku i kushtoi një duartrokitje të zjarrë dhe prekëse duke festuar një arritje që deri para pak muajsh dukej një ëndërr e paarritshme.
Por momenti më i bukur i ndeshjes u regjistrua në castet finale kur edhe kronika e sfidës po mbyllej. Futbollistët gjermanë Felix Nmecha dhe Jonathan Tah në vend që të festonin me tifozët e tyre iu drejtuan kundërshtarëve dhe nuk bëhej fjalë thjesht për shtrëngim duarsh; futbollistët e të dyja skuadrave u kapën për duarsh, formuan një rreth dhe nisën një lutje kolektive përballë të gjithëve në stadium.
Pas këtij gjesti, që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale nuk ka asnjë inskenim, por një ndjenjë të thellë dhe të përbashkët që bashkon dy pika. Curaçao e përjeton besimin si një element qëndror të grupit; futbollistët luten rregullisht para dhe pas ndeshjes dhe organizojnë momente kulti.
Në një edicion të Kupës së Botës ku shpesh tensionet gjeopolitike dhe interesat jashtë sportit rrezikojnë të errësojnë futbollin e luajtur, përqafimet dhe lutja mes gjigantëve të Gjermanisë dhe debutuesve të Curaçaos lënë një shenjë të pashlyeshme. Në fund të këtij momenti, Tah përqafoi dhe uroi personalisht çdo kundërshtar dhe kjo është një promemorie universale që kujton sesi sporti mund të jetë një urë lidhëse mes personave përmes vlerave të përbashkëta që shkojnë përtej rezultatit në fushë.
🇩🇪🇨🇼 Após a vitória da Alemanha por 7 a 1 contra Curaçao, jogadores das duas seleções se reuniram no gramado em uma roda para fazer uma oração juntos.
O alemão Nmecha explicou o momento: “Durante o jogo somos adversários, mas depois todos somos cristãos e irmãos. Por isso… pic.twitter.com/bFb0tgVwPJ
— Gols do Brasileirão ⚽️🇧🇷 (@golsdobrasil1) June 15, 2026
Top Channel