Çmenduri në Philadelphia, goli dramatik në fund i jep fitoren e madhe Bregut të Fildishtë ndaj Ekuadorit

15/06/2026 03:15

Bregu i Fildishtë ka nisur me fitore fushatën në kampionatin botëror, duke mposhtur Ekuadorin me rezultatin minimal 1-0 në “Philadelphia Stadium”.

Pas një ndeshjeje tejet të ekuilibruar taktikisht, fati i takimit u vendos në frymën e fundit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Ekuadorin që u mbrojt mirë falë Moisés Caicedo-s në mesfushë dhe Bregun e Fildishtë që mbajti qarkullimin e topit. Në pjesën e dytë shkëlqyen portierët, veçanërisht Yahia Fofana i cili i mohoi një gol të sigurt ekuadorianit Gonzalo Plata.

Kur ndeshja po i drejtohej barazimit, skenën e mori Amad Diallo. Sulmuesi i Manchester United, i futur nga stoli në pjesën e dytë, shënoi golin e fitores në minutën e 90-të pas një krosimi të përsosur nga Wilfried Singo në krahun e djathtë. Me këtë fitore dramatike, Bregu i Fildishtë ngjitet në kuotën e 3 pikëve në Grupin E, duke barazuar Gjermaninë në krye dhe duke konfirmuar formën e lartë pas përgatitjeve të shkëlqyera.

REZULTATI:

Bregu i Fildishtë 1-0 Ekuador

Diallo 90’

Top Channel