Protesta para Kryeministrisë/ Vajza 5-vjeçare humbet mes turmës, qytetari: Kush e sheh, ta dërgojë te këndi i lojërave para Piramidës
15/06/2026 20:23
Një vajzë 5-vjeçare ka humbur gjatë protestës para Kryeministrisë.
Një nga folësit u ka bërë thirrje qytetarëve që kush do e shohi vajzën, ta dërgojë te këndi i lojërave para Piramidës që të bashkohet me familjarët.
“Ju lutem. Një vajzë me një bluzë të kuqe, 5-vjeçare. Ta dërgojë të këndi i lojërave para Piramidës në bulevard. Është një vajzë, faleminderit”, u shpreh qytetari.
Top Channel