‘Mendoj se i kam dhënë Milanit gjithçka mund të jepja, dua të provoj një sfidë të re në një kampionat të ri’-Këto ishin fjalët e thëna nga Rafael Leao në fund të muajit maj që lanë hapësira për shumë dyshime; portugezi e konsideron të mbyllur ciklin e tij me Milanin dhe kërkon që të ndryshojë ambient, ndoshta në Premier League.

Por në këtë pikë duhet nënvizuar se diçka te Milani ka ndryshuar. Kuqezinjtë kanë zgjedhur Ruben Amorim në pankinë dhe tani po plotëson edhe bordin drejtues. A do të ndryshojë gjërat ardhja e trajnerit portugez? Është ende herët  për ta thënë, pir ndoshta trajneri mund të bëjë ndonjë tentativë për ta bindur portugezin që të qëndrojë.

Ku do të luante Leao me Amorim? Në një nga intervistat e dhëna në javët e fundit, Leao ka deklaruar: ‘Kam luajtur i dëmtuar në pubalgji për 4-5 muaj, në një pozicion që nuk është i imi. Sistemi taktik nuk me ndihmonte. E ndjeja që mund të bëja diferencën, por mënyra si luante skuadra nuk më lejonte. Pas pak kohësh e gjithë kjo bëhet rraskapitëse’

Edhe pse nuk është përmendur kurrë, ai të cilit ia lëshoi këtë thumb futbollisti ishte Massimiliano Allegri i akuzuar nga luzitani se e kishte ‘burgosur’ për shkak të skemës së tij 3-5-2. Me Amorim skema taktike do të ishte ndryshe; 3-4-2-1 ose 3-4-3 dhe pikërisht kjo skemë e fundit mund të vendosë Leaon në rolin që ka dashur më shumë dhe që i ka dhënë mundësin të shfaqë në maksimum potencialin e tij. Driblimet në krahun e majte janë marka e Leaos që kanë kontribuar në mënyrë domëthënëse në fitoren e titullit të 19 të Serie A në 2022, vit kur Leao u shpall edhe MVP i Serie A.

Top Channel