Live/ Dita e 16-të e protestës në Tiranë, nisin fjalimet para Kryeministrisë, nismëtarët: Do marshojmë vetëm brenda ‘Unazës’

15/06/2026 19:20

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake.

“S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me këtë thirrje, si çdo ditë tjetër, qytetarët u mblodhën në shesh për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku po mbajnë edhe fjalimet e tyre.

Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit.

Njoftimi i nismëtarëve:

Marshimi nga sot do të jetë brenda unazës.
Marshimi nuk do të ndahet në grupe.
Marshimi nuk duhet të marrë drejtime spontane.
Orari i fillimit të marshimit është 20:30.
Marshimi lë gjithmonë një korsi bosh për emergjenca.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tyre me megafon, nismëtarët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përçahen gjatë marshimit dhe të mos përsëriten incidentet e mbrëmshme.

Protesta qytetare/ Zbardhen emrat e organizatorëve, aktivisti: Njihemi me letra nga policia

“Marshimi është organizuar nga vetë të rinjtë, por nga sot do kujdesemi edhe për të për të shmangue incidentet e mbrëmshme. Nuk do të ketë më marshim jashtë ‘Unazës’, u shpreh aktivisti Kola.

“Ajo që ndodhi mbrëmë nuk do të përsëritet”, deklaroi një tjetër nismëtar.

Top Channel