Protesta në Librazhd/ Banorët e fshatit Dardhë mbesin pa ujë, rrëzojnë rrethimin e një HEC-i
15/06/2026 19:51
Banorët e fshatit Dardhë në Librazhd rrëzuan rrethimin e një HEC-i në zonën e tyre në shenjë proteste për mungesën e ujit të pijshëm dhe ujit vaditës.
Prej 6 muajsh këta banorë kërkojnë zgjidhje dhe teksa nuk e gjetën morën me forcë situatën në dorë.
Sipas banorëve, marrëveshja e mëparshme me institucionet vendore që uji të përdorej nga banorët gjatë sezonit të verës, kjo nuk është respektuar.
Pas acarimit të situatës institucionet janë vënë në lëvizje duke marrë masa administrative ndaj kompanisë e cila nuk ka respektuar kushtet e kontratës.
Top Channel