Sot gjyqi në GJKKO ndaj Erion Veliajt/ Kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë: Jo dinjitoze qëndrimi në kafazin e xhamit Një person është plagosur me armë paraditen e kësaj të mërkure në një kompleks në Shëngjin.
Mësohet se shtetasi Kristian Gjoni ka përfunduar në spital. Policia bën me dije se nga veprimet e shpejta hetimore janë identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tyre.
“Rreth orës 10:45, në një kompleks në Shëngjin, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. Gj., rreth 35 vjeç. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta hetimore janë identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel