FOTOT/ Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro, kush janë personat e arrestuar në kryeqytet për trafikim të armëve
Në Konferencën e Kryetarëve, nuk kanë munguar debatet mes mazhorancës dhe opozitës.
Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka sjellë në vëmendje protestën kundër projektit në Zvërnec, duke thënë: “Në kalendar keni përfshirë të gjitha nismat që janë depozituar ditët e fundit. Ndërkohë, vetëm një propozim timin për zonat e mbrojtura nuk e keni përfshirë. Kjo ndodh sepse ju nuk e keni prioritet interesin e qytetarëve. Prioriteti juaj janë ligjet që vijnë me porosi dhe që u shërbejnë të pasurve, duke dëmtuar dhe shkatërruar interesin publik”.
Ndërkohë, burime për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, bëjnë me dije se kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i është përgjigjur me batuta, duke i thënë: “Po shoh që zogjtë bufit duan të duken si flamingo”.
Top Channel