Shpërthim me tritol në Lezhë pranë familjes Nikulaj, nuk raportohet për të lënduar, ndalohet një i dyshuar

10/06/2026 11:17
Foto Ilustruese

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në afërsi të banesave të familjes Nikulaj.

Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Brixhilda Dede, bëjnë me dije se policia ka ndaluar një person të dyshuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e tij dhe motivet e shpërthimit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:55, jemi njoftuar se në fshatin Balldren i Vjetër, Lezhë, në një terren të hapur në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Në lidhje me këtë ngjarje, është shoqëruar 1 shtetas i dyshuar dhe po kryhen veprime të mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të të dy ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel