Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit

08/06/2026 20:31

Sezoni turistik veror ka vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e tij.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mblodhi Task Forcën Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik 2026 ku u diskutuan masat konkrete për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit.

Në fokus të takimit ishin siguria në plazhe dhe në det, respektimi i distancave të mjeteve lundruese, menaxhimi i trafikut dhe pastrimi i zonave turistike.

“Qëllimi kryesor i Task Forcës është që të kemi një mekanizëm monitorimi, raportimi dhe kontrolli të të gjitha masave që sipas gjthë institucioneve merren në kohë reale sipas të gjitha fushave dhe sektorëve. Këto masa do t’i raportohen qeverisë, si dhe të gjitha bashkive e institucioneve të tjera, në mënyrë që të ndiqen hap pas hapi të gjitha emergjencat dhe problematikat, që të mund të kemi një zgjidhje më të shpejtë dhe një reagim më të fortë”, tha ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Autoritetet synojnë që përmes këtij koordinimi të përmirësojnë standardet e shërbimeve dhe të garantojnë një sezon turistik sa më të sigurt dhe të suksesshëm për vizitorët dhe qytetarët. Në 2025 Shqipërinë e vizituan mbi 12 milionë turistë ndërsa këtë verë pritet të tejkalohen shifrat.

Top Channel