Bizneset presin një verë të mirë, shërbimet dhe turizmi rrisin besimin në ekonomi, tregtia e industria frenohen

01/06/2026 20:06

Me afrimin e sezonit veror bizneset shqiptare po shfaqen më optimiste për ecurinë e aktivitetit të tyre.

Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se besimi në ekonomi është rritur gjatë muajit me 1.1% maj i udhëhequr kryesisht nga sektori i shërbimeve.

Turizmi, hoteleria, restorantet, transporti dhe aktivitetet e lidhura me sezonin veror po japin sinjalet më pozitive. Bizneset e shërbimeve raportojnë rritje të kërkesës dhe një ecuri më të mirë të aktivitetit, duke reflektuar pritjet për një verë të ngarkuar me turistë dhe konsum më të lartë. Vet shërbimet raportojnë për një rritje të besimit me 3.4%.

Në të njëjtën linjë vijon dhe sektori i ndërtimit i cili vijon optimizimin edhe pas muajit maj si rezultat i aktivitetit aktual dhe kontratave porositëse.

Në kahun e kundërt, tregtia dhe industria ka shfaqur një ngadalësim të lehtë. Bizneset e këtij sektori janë treguar më pak optimiste për shitjet dhe punësimin në muajt në vijim.

Në këtë situatë të ekonomisë shqiptare konsumatorët shfaqen ende pesimistë. Besimi i konsumatorëve poshtë mesatares historike tregon gjithashtu hezitim për shpenzime, ndërsa bizneset raportojnë kërkesë më të dobët

Edhe konsumatorët kanë shfaqur më shumë besim krahasuar me një muaj më parë, duke përmirësuar pritshmëritë për financat familjare dhe ekonominë në tërësi. 

Të dhënat e vrojtimit të ebsimit në ekonomi tregojnë se ekonomia shqiptare vijon të mbështetet te dinamika e shërbimeve, por përmirësimi i besimit në disa sektorë njëkohësisht jep sinjale për një aktivitet ekonomik më të gjerë në prag të verës.

 

Top Channel