Alarmi i minutës së fundit/ I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj sekrete. Zbulohet emri!
Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e sotme ndeshjen miqësore ndaj Izraelit, një sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me start në orën 20:00.
Takimi shënon edhe nisjen e një epoke të re për përfaqësuesen kuqezi, pasi në pankinë do të debutojë trajneri italian Rolando Maran. Tekniku merr drejtimin e skuadrës pas largimit të Sylvinhos, i cili i dha fund eksperiencës së tij pas tre vitesh e gjysmë në krye të Shqipërisë.
Maran ka bërë menjëherë ndryshime të rëndësishme në formacionin startues. Anis Mehmeti fiton besimin e trajnerit dhe aktivizohet nga minuta e parë, ndërsa Ylber Ramadani rikthehet në mesin e fushës si titullar. Në krahun tjetër, Juljan Shehu e nis sfidën nga stoli.
Një mungesë e rëndësishme për kuqezinjtë është ajo e Myrto Uzunit, i cili nuk është në dispozicion për shkak të problemeve shëndetësore.
REZULTATI LIVE:
Shqipëri 0-0 Izrael
Ngjarjet Kryesore:
45+1′ Mbyllet me porta të pa prekura pjesa e parë në “Arena Kombëtare”.
43′ Broja futet në zonë dhe godet drejt portës, por bllokohet nga mbrojtja izraelite.
22’ Përsëri Asllani provon në kufijtë e zonës, por bllokohet nga mbrojtja.
18’ Asllani provon nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën izraelite.
15’ Glukh shfaqet rrezikshëm në zonë në të majtën, gjuajtja e tij drejt shtyllës së largët për fat nuk gjen portën.
10′ Hysaj hedh një kros në zonë, por goditja e Mehmetit shkon mbi kuadrat.
1′ Nis ndeshja!

Top Channel