Përdhunoi dy herë infermieren e Michael Schumacher në rezidencën e tij, zbulohen letrat që shoku i djalit të legjendës gjermane i shkruante viktimës
E bujshme në Roland Garros; Aryna Sabalenka i thotë lamtumirë turneut parizien pasi u eliminua në mënyrë të papritur në çerekfinale nga Diana Shnaider e cila arriti të mposhtë numrin 1 të botës me përmbysje 2-1 në një ndeshje që zgjati 2 orë e 14 minuta duke prerë biletën për në gjysmëfinale.
Sabalenka arriti të fitojë pa probleme setin e parë me rezultatin 6-3, ndërkohë që në setin e dytë kishte në dorë të mbyllte përfundimisht llogaritë të ndeshjes. Në këtë fraksion, tenistja bjelloruse kishte marrë kryesimin në 5-4 dhe kishte shansin e artë për të shërbyer për ta fituar sfidën.
Por kundërshtarja e saj ruse arriti të fitojë me shërbimin e Sabalenkës për të fituar më pas edhe 2 game të tjerë për të mbyllur setin e dytë 7-5 për të barazuar ndeshjen në 1-1.
Në setin e tretë Shnaider ishte e papërmbajtshme dhe arriti të fitojë 6 game të tjerë radhazi për ta mbyllur atë me rezultatin 6-0 dhe krejt ndeshjen 2-1 duke e shkruar emrin mes 4 më të mirave të Roland Garros me rusen që në gjysmëfinale do të përballet me polaken Maja Chwalinska e cila eliminoi në çerekfinale Anna Kalinskaya.
Top Channel