Lautaro Martinez fiton dhe në gjykatë, nuk do t’iu paguajë 8 mln euro dëmshpërblim ish agjentëve të tij

03/06/2026 19:38

Nuk do të ketë asnjë dëmshpërblim prej 8 milionë eurosh. Gjykata e Apelit në Milano konfirmoi fitoren e Lautaro Martinez në padinë kundër ish agjentëve të tij të agjencisë NF Consulting, duke hedhur poshtë kërkesën e këtyre të fundit duke e konsideruar të pavlefshme kontratën e mandatit në lidhje me transferimin e sulmuesit nga Torino te Interi në 2018

Vendimi i shkallës së dytë konfirmon vendimin e gjykatës së Milanos në 2024 që kishte hedhur poshtë pretendimet ekonomime të bëra ndaj kapitenit të skuadrës zikaltër. Në këtë mënyrë, Lautaro Martinez nuk do të jetë i detyruar të paguajë asgjë ish agjentëve të tij.

Mbrojtja e futbollisti ka treguar se si kontrata, edhe pse formalisht rezultonte e depozituar në Komisionin e Agjentëve Sportivë, nuk ishte bërë sipas normave te Federarës dhe për më tepër nuk kishte asnjë prej kritereve esencialë që kërkohen në Rregulloren e FIGC.

Top Channel