Alarmi i minutës së fundit/ I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj sekrete. Zbulohet emri!
Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1 nga Izraeli në “Arenën Kombëtare”.
Kombëtarja shqiptare e nisi ndeshjen në presing dhe në minutën e 10 shënoi rastin e parë për shënim me Anis Mehmetin, i cili mori një pasim nga Hysaj nga krahu i djathtë për të dërguar topin mbi traaversën izraelite.
Në minutën e 15’, Izraeli tentoi me Gloukh, gjuajtja e të cilit përfundoi jashtë. Tre minuta më vonë ishte Asllani që provoi me një gjuajtje nga jashtë, por edhe atij i mungoi saktësia. Kombëtarja shqiptare pati edhe shanse të tjera me Mehmetin dhe Hoxhën, por pa sukses, dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola.
Pjesa e dytë nisi me një tentativë të Solomon të Izraelit, por edhe gjuajtja e tij përfundoi jashtë katërkëndit të portës. Për Kombëtaren u përgjigj Ramadani, gjuajtja e të cilit përfundoi mbi traaversë. Në minutën e 59’, Solomon iu afrua shumë golit për Izraelin, por Sherri e ndali gjuajtjen e tij, duke shpëtuar portën kuqezi.
Në minutën e 67’ ishte Kombëtarja që pati një shans të artë, teksa një pasim në qendër i Hoxhës për pak sa nuk e bëri mbrojtjen izraelite të shkaktojë autogol. Por në minutën e 73, Izraeli arriti të zhbllokojë rezultatin me golin e Gloukh, që erdhi pas një kundërsulmi, duke marrë avantazhin 1-0. Një gol që u shoqërua me momente tensioni mes autorit të golit dhe Hysajt, me futbollistët që u ndëshkuan të dy me karton të verdhë, ndërsa te Izraeli trajneri zëvendësoi menjëherë Gloukh.
Në minutën e 82’, Sherri u bë sërish shpëtimtar i portës kuqezi, teksa ndali një gjuajtje të Abed.
Tashmë ekipi kuqezi do të hedhë sytë nga miqësorja e të shtunës me Luksemburgun, aty ku Maran do të kërkojë fitoren e parë.
REZULTATI:
Shqipëri 0-1 Izrael
Gloukh 73′
Ngjarjet Kryesore:
90+7′ Mbyllet ndeshja me fitoren 0-1 të Izraelit!
90′ Akordohen 7 minuta shtesë.
82’ Sherri është përsëri vendimtar, pasi ndal gjuajtjen e Abed para portës kuqezi.
77’ Në fushë Hasa në vend të Laçit në radhët e kuqezinjve.
77’ Hysaj dhe Gloukh ndëshkohen me të verdhë, ndërsa trajneri i Izraelit largon menjëherë nga fusha autorin e golit. Bashkë me të del edhe Peretz, duke i bërë vend Shahar dhe Abed.
73′ Gol Izraeli 0-1/ Gloukh lëviz në zonë dhe godet me të majtën, duke tundur rrjetën. (Video)
67’ Një aksion i Hoxhës nga e majta me pasimin në qendër thuajse sjell një autogol pas një devijimi të mbrojtjes izraelite.
66’ Mitaj merr fundoren në të majtën, pasimi i tij në qendër kthehet në këndore
63’ Asllani gjuan nga distanca, sfera kalon mbi traversë.
61’ Shehu, Bajrami dhe Daku hyjnë në fushë në vend të Ramadanit, Mehmetit dhe Brojës në radhët e kuqezinjve.
59’ Sherri shpëton kuqezinjtë! Solomon depërton në zonë dhe gjuan i vetëm para portierit i cili me një devijim instinkti shmang golin.
54’ Ramadani fiton topin para zonës kundërshtare dhe gjuan nga distanca, me sferën e cila kalon mbi traversë.
50’ Solomon gjen hapësirë dhe provon të gjejë portën, sfera shkon larg katërkëndorit.
46’ Toreil, Turgeman, Peretz dhe Dasa i lënë vendin në fushë Lavi, Toklomiti, Mizrahi dhe Glazer në radhët e Izraelit në startin e pjesës së dytë.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+1′ Mbyllet me porta të pa prekura pjesa e parë në “Arena Kombëtare”.
43′ Broja futet në zonë dhe godet drejt portës, por bllokohet nga mbrojtja izraelite.
22’ Përsëri Asllani provon në kufijtë e zonës, por bllokohet nga mbrojtja.
18’ Asllani provon nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën izraelite.
15’ Glukh shfaqet rrezikshëm në zonë në të majtën, gjuajtja e tij drejt shtyllës së largët për fat nuk gjen portën.
10′ Hysaj hedh një kros në zonë, por goditja e Mehmetit shkon mbi kuadrat.
1′ Nis ndeshja!

Top Channel