Foto: LSA

Elseid Hysaj është pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, tashmë lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Lazion, është objektivi kryesor i Lecces.

Klubi nga Pulia ka intensifikuar kontaktet për të mbyllur marrëveshjen në ditët në vijim, duke e konsideruar 32-vjeçarin një përforcim me përvojë për repartin defensiv.

Hysaj u largua nga Lazio pas përfundimit të kontratës pesëvjeçare, gjatë së cilës regjistroi 131 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar dy gola dhe dhënë katër asistime.

Nëse transferimi zyrtarizohet, mbrojtësi shqiptar do të luajë te Lecce përkrah një tjetër futbollisti kuqezi, mesfushorit Medon Berisha.

Top Channel