Arsenal është gati të bëjë një lëvizje spektakolare në merkato për të tentuar transferimin e Vinícius Jr nga Real Madridi.

Sipas raportimeve të fundit, klubi londinez po përgatit ofertën më të madhe në historinë e tij për kontratën personale të brazilianit, me synimin për të bindur një nga sulmuesit më të mirë në botë të transferohet në Premier League.

“Topçinjtë” janë të gatshëm të tejkalojnë pagën aktuale të Viníciusit në Madrid, e cila raportohet të jetë rreth 400 mijë paund në javë, duke i ofruar një marrëveshje që do ta kthente atë në futbollistin më të paguar ndonjëherë në historinë e Arsenalit.

Klubi anglez e sheh 25-vjeçarin si një përforcim që mund të ndryshojë dimensionin e skuadrës së Mikel Artetës dhe një lider për projektin afatgjatë në kërkim të trofeve të mëdhenj.

Megjithatë, transferimi mbetet një mision jashtëzakonisht i vështirë, pasi Vinícius Jr është një nga figurat kryesore të Real Madridit dhe ka qenë protagonist në sukseset e fundit të klubit spanjoll. Çdo negociatë do të kërkonte jo vetëm një ofertë të jashtëzakonshme financiare, por edhe bindjen e lojtarit për të lënë Santiago Bernabéun.

Arsenal tashmë ka dhënë sinjalin se është gati të hyjë në garë me klubet më të mëdha të Europës, duke e bërë Viníciusin objektivin e një prej operacioneve më të bujshme të merkatos.

Top Channel