Conference League/ Pajaziti lë gjurmë me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë raundit të playoffit(VIDEO)
Armando Broja nuk arriti të lërë gjurmë në ndeshjen miqësore që Burnley zhvilloi ndaj Real Salt Lake gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare humbi një mundësi të artë për të shënuar, pasi dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e pestë, 24-vjeçari fitoi vetë një penallti pas një depërtimi në zonë, por goditja e tij u ndal nga portieri Rafael Kabral, i cili reagoi në mënyrë perfekte dhe i mohoi golin.
Armando Broja with a missed penalty last night against Salt Lake.
I know it was a friendly but things are not looking good for him. Missed a penalty, manager clearly doesn’t see him ready and lacking confidence. Broja should fix up before it’s too late. pic.twitter.com/yJCYWCbleV
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) July 16, 2026
Broja qëndroi në fushë deri në minutën e 67-të, duke marrë besimin e trajnerit të ri për të treguar cilësitë e tij, përpara se të zëvendësohej nga Sone.
Në fund, Burnley u mposht me rezultatin e thellë 4-1 nga skuadra amerikane, ndërsa sulmuesi shqiptar mbetet në kërkim të formës më të mirë para nisjes së sezonit të ri.
Top Channel