266 ndeshjet e një paradoksi tragjik, pse Arsenali është klubi më i pafat në historinë e Champions League?
Paris Saint Germaini triumfoi në finalen e Ligës së Kampioneve për të dytin vit radhazi pasi mundi në finale Arsenalin pas gjuajtjes së penalltive.
Trajneri i parizienëve Luis Enrique ishte tejmase euforik dhe me të drejtë me asturianin që ka ditur të ndërtojë një skuadër të frikshme dhe pa rivalë në Evropë
‘Na kushtoi shumë, kjo ndeshje sepse Arsenali është një skuadër shumë kompetitive-tha Luis Enrique-e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë duke shënuar gol me fat, me faktin e rëndësishëm se erdhi në një finale një gol i shpejtë’
Megjithatë në fund ishte Paris Saint Germaini ai që buzëqeshi pas serisë së gjuajtjeve të penalltive.
‘Humba një ndeshje me penallti me Spanjën ndaj Marokut në Botëror dhe më vranë për këtë-tha Luis Enrique-gjithçka varet nga cilësia e lojtarëve dhe portierët’
Më pas trajneri asturian tregoi për elementët kyç të ndeshjes.
‘Kur luan ndaj Arsenalit nga brenda je i vdekur, folëm përpara ndeshjes, por e çuan lojën në atë mënyrë-shtoi Luis Enrique-në pushimin e ndeshjes tentuam të korrigjonim, por frustrohesh shumë kur luan kundër skuadrave të tilla. Të dyja skuadrat meritonim të fitonim, por ajo që kemi bërë gjatë një sezoni duhet marrë në konsideratë’
Trajneri Luis Enrique foli edhe për faktin që Paris Saint Germain e fitoi këtë titull për të dytin vit radhazi dhe tashmë do të kërkohet që të arrihet Reali i Madridit që e ka fituar 3 herë radhazi Ligën e Kampioneve me Zidane në pankinë.
‘Duke qenë se këtë e ka arritur vetëm Reali i Madridit, nuk e di sesi do të shkojë-tha trajneri i kampionëve të Evropës-e para ishte historike, e dyta do të jetë akoma më shumë. Jemi në grupin e skuadrave më të mira dhe identifikohemi si një skuadër që luan siç iu pëlqen njerëzve’
Luis Enrique në fund nuk mund të mos thurrte elozhe për futbollistët e tij
‘Këta lojtarë janë totalisht ndryshe-tha trajneri spanjoll-iu duhet të them të ndalojnë së stërvituri sepse ata vazhdojnë dhe nuk ndalen. Niveli është shumë i lartë dhe kur dikush argëtohet me punën e tij, atëherë nuk ka asgjë. Tani të shijojmë pushimet për gati 2 muaj’.
Top Channel