“Finalja e dytë në histori”, Arteta flet para finales: Kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e Arsenalit
Aventura e Mario Mitajt në Arabinë Saudite pritet të marrë fund gjatë kësaj vere. Gazetari arab Mohammed Al-Bakiri raporton se mbrojtësi i Kombëtares ka marrë një ofertë nga një klub italian, pa bërë të ditur emrin e tij.
Fakti është se Mitaj ka luajtur pak këtë sezon me Al-Ittihad dhe duket se ndjen se ka ardhur momenti të kthehet në Europë, ku do të kërkojë të rrisë nivelin e tij dhe të lërë gjurmë në arenat e mëdha të futbollit.
“Futbollisti profesionist i Al-Ittihad dhe njëkohësisht reprezentuesi shqiptar, Mario Metaj (23 vjeç), është pranë transferimit te një prej klubeve italiane që kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij për një shumë të konsiderueshme parash, e cila tejkalon dyfish vlerën e kontratës së tij aktuale.
Nëse marrëveshja finalizohet, përfitimet financiare do të derdhen në arkat e klubit saudit”, shkruan Mohammed Al-Bakiri.
Aventura e Mario Mitajt në Arabinë Saudite pritet të marrë fund gjatë kësaj vere. Gazetari arab Mohammed Al-Bakiri raporton se mbrojtësi i Kombëtares ka marrë një ofertë nga një klub italian, pa bërë të ditur emrin e tij.
⭕️ خاص :
(( ميتاي يحترف في إيطاليا ))اقترب محترف نادي #الاتحاد اللاعب الدولي لمنتخب الالباني ماريو #ميتاي (23 سنة ) من الانتقال إلى احد الاندية الإيطالية التي ترغب في كسب خدماته مقابل مبلغ مالي مغري يفوق قيمة عقده مرتين ، سيدخل خزينة العميد في حال إتمام… pic.twitter.com/QHQlqxvXsh
— محمد البكيري (@bukairy) May 28, 2026
Top Channel