Milan pa Champions League, Cardinale ‘zeron’ bordin drejtues, nga Allegri te Tare e Furlani, asnjë nuk shpëton…
Lecce arriti të sigurojë qëndrimin në Serie A edhe për këtë sezon pas një sezoni të vështirë ku iu desh të luftojë shumë.
Skuadra salentine në ndeshjen e fundit mundi Genoan për të festuar mbijetesën e 4-t radhazi dhe ky sukses u komentua edhe nga mesfushori i kombëtares shqiptare që është pjesë e Lecces, Ylber Ramadani
‘Në këtë sezon kemi përjetuar emocione speciale-tha Ramadani teksa komentoi arritjen e objektivit për të qëndruar në elitën e futbollit italiane-edhe djemtë që nuk luajtën ishin aty. E merituam të jemi këtu. Nuk dëgjuam asgjë rreth ndeshjes tjetër. E kam thënë se nuk bëmë një shëtitje, kemi zhvilluar ndeshje të mëdha. Pas golit? Unë e dija, kam eksperiencën e vitit të kaluar dhe viteve të tjerë. Donim të mbanim qetësinë në skuadër, gjatë ndeshjes mund të ndodhtë gjithçka. Nuk na interesonte rezultati i Como-Cremonese. Në fund? Bëja asistentin në fushë, por nuk dua të bëhem trajner. Falenderoj trajnerin tim, më përmirësoi shumë në disa aspekte’
Ramadani komentoi edhe fanelën festive të futbollistëve ku lexohej fraza ‘Sipas mënyrës sonë’
‘Jam shumë i lidhur me këtë tokë, më kujton Shqipërinë time-vijon Ramadani-Çdo ditë që jam i lirë shkoj në shtëpi dhe kthehem menjëherë. Gjatë kësaj jave kam pasur probleme në gju, shtrëngova dhëmbët për të luajtur, doja të isha në fushë’
Ramadani foli për ndryshimet në krahasim me sezonin e kaluar kur nuk kishte këtë protagonizëm si në këtë sezon
‘Vitin e kaluar nuk u zhduka, kanë qenë zgjedhjet e trajnerit që donte të luante në një tjetër mënyrë-tha Ramadani-gjithnjë kam qenë profesionist. Goli ndaj Torinos shpërbvleu të gjithë sezonin, këtë vit jamë më shumë në qendër, isha zëvendëskapiten. E dinim çfarë duhet të bënim dhe bëmë gjithçka bashkë me shokët e skuadrës. Kanë qenë me të vërtetë grupi më i mirë që kam pasur që kur kam ardhur këtu. I falënderoj ata, tifozët dhe qytetin’
Ylber Ramadani nuk është fshehur në momentet më të vështira të Lecces duke u shfaqur një lider i vërtetë
‘Kur humbisnim i thoja unë drejtorit që të flisja në media, e dinim që do të ringriheshim më pas-shtoi Ramadani-kur humbasim jam gjithnjë në krye, nuk i lë të rinjtë, në këtë qytet ndihet shumë presioni. Unë kam qenë i pari që kam folur kur humbisnim apo barazonim. I thosha drejtorit ‘nuk ka problem’’.
Më pas erdhi ndryshimi i situatës së Lecces me mesfushorin kuqezi që vijoi
‘Kur zhvilluam 4 ndeshje të forta me Napolin, Romën, Bolognan dhe Interin-tha Ramadani-aty mendonim negativisht dhe pas një gabimi tim, thashë se duhet të bëj pak më shumë që të shpëtojmë. Të gjithë kritikuan, por në fund arritëm të shpëtojmë edhe falë pikës së marë në Verona. Ajo bëri diferencën. Dedikimi është për Grazianon. Pashë bashkëshorten e tij me fëmijët dhe i thashë: ‘do ta bëjmë për Grazianon, njerëzit tanë’. Ai është një prej nesh’
Top Channel