Foto/ Momenti i veçantë para finales së Europa League, një vizitor i papritur futet në fushë
Stambolli është në pritje të finales së parë të sezonit në turnetë europiane, ku Freiburg dhe Aston Villa do të luftojnë për fitimin e Ligës së Europës.
Klubi gjerman, Freiburg, për herë të parë ka arritur në këtë fazë të turneut, me mundësinë për të siguruar një trofe historik dhe, njëkohësisht, për të fituar një vend në Ligën e Kampioneve, një arritje jashtëzakonisht e rrallë për ekipin.
Përballë tyre është Aston Villa, e konsideruar favorite, nën drejtimin e trajnerit të suksesshëm Unai Emery, i cili ka fituar këtë kompeticion katër herë më parë me Sevillan dhe Villarrealin.
Ndeshja pritet të jetë një duel i fortë, me emocion dhe strategji, që mund të vendosë edhe fatin e klubeve në sezonin e ardhshëm europian.
Rezultati Live:
Freiburg 0-2 Aston Villa
Tielemans 41′, Buendia 45+4′
Ngjarjet Kryesore:
46′ Nis pjesa e dytë!
45+4′ Mbyllet pjesa e parë!
45+4′ GOOOL ASTON VILLA 0-2/ Buendia provon me një gjuajtje nga distanca dhe dyfishon shifrat e finales. (Video)
41′ GOOOL ASTON VILLA 0-1/ Tielemans me një goditje fluturimthi brenda në zonë dërgon topin në rrjetë. (Video)
1’ Starton finalja në Stamboll!
Formacionet Zyrtare:

Top Channel