Do ta ketë rival në finalen e Ligës së Kampioneve, Luis Enrique i thurr elozhe Artetës: Përçoi mentalitet fituesi në skuadër
Te Interi ndizen sirenat e alarmit në procesin e rinovimit të kontratave. Nëse për Cristian Chivu nuk pati asnjë problem në arritjen e marrëveshjes deri në vitin 2029, krejt e kundërta ndodh me dy futbollistë zikaltër; Yann Bisseck dhe Carlos Augusto.
Kontrata e tyre skadon në 2028 dhe pavarësisht vullnetit të klubit kampion të Italisë për ta zgjatur atë, nuk është arritur në një akord me ta. Arsyeja? Për çështje ekonomike, por ndoshta jo vetëm ato.
Për pozicionin e Carlos Augusto flitet prej kohësh; braziliani pas 2 vitesh si lojtar rezervë, do të donte të luante më rregullisht. Dhe nuk është diçka e vogël duke qenë se Carlos Augusto ka si konkurrentë dy shtylla të skuadrës së Interit si Federico Dimarco dhe Alessandro Bastoni.
Transferimi shumë i përfolur i këtij të fundit te Barcelona do t’i hapte dyert e fushës Carlos Augusto, por tani pista katalanase është ftohur, pak për arsye financiare e pak për arsye teknike. Diskutimi i statusit të titullarit për Bisseck nuk mban. Futbollisti gjerman me Chivun në stol ka qenë një element i rëndësishëm për mbrojtjen zikaltër. Por kjo nuk mjaftoi që ai të bëhej pjesë e skuadrës përfaqësuese gjermanr në Botërorin e këtij viti. Prej kohësh flitet për një interesim të Bayernit të Mynihut dhe kushedi ndoshta kthimi në vendlindje te një klub i një niveli shumë të lartë si ai bavarez mund të jetë skena e duhur për të bindur përfundimisht Nagelsmann. Ndërkaq edhe Carlos Augusto u la jashtë listës së 26 futbollistëve për më Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.
Në këtë pikë nuk përjashtohet mundësia që në verë të vijnë oferta interesante për këta dy futbollistë. Te Interi janë gati për çdo gjë gjithnjë duke mbajtur parasysh faktin që kontratat e tyre skadojnë pas 2 vitesh kështu që për momentin janë Marotta dhe Ausilio që e kanë situatën në favor. Ajo që mësohet nga ambientet e klubit zikaltër është se nuk do të ketë dorëzim përballë kërkesave të mundshme për paga të larta. Por për Interin largimi i dy mbrojtësve do të thoshte revolucion thuajse të plotë në repartin e prapavijës që do të humbasë edhe Francesco Acerbin, Matteo Darmian dhe ndoshta edhe Stefan De Vrij, të cilëve iu skadon kontrata me kampionët e Italisë.
Top Channel
Do ta ketë rival në finalen e Ligës së Kampioneve, Luis Enrique i thurr elozhe Artetës: Përçoi mentalitet fituesi në skuadër