Opinion/ Kim Mehmeti: Maqedonia e Veriut funksionon si Serbia e kohëve të Millosheviçit, vetëm se me më shumë “Rrahman Morina”!

20/05/2026 21:48

Nga Kim Mehmeti

Maqedonia e sotme shumëkujt ia rikujton Serbinë e kohëve të Millosheviqit.

Si e tillë, ajo kërkon nga shqiptarët – vetëm pse jetojnë në Maqedoninë e Veriut – t’i përkushtohen mësimit të gjuhës maqedonase e jo asaj amtare.

Po ashtu, ua rikujton që t’i respektojnë simbolet e shtetit, edhe pse, për shembull, ka himn që nuk është shtetëror, por etnik; himn që i fton maqedonasit të zgjohen dhe ta vazhdojnë luftën për të drejta dhe liri?!

Natyrisht, pa treguar se kush e ka robëruar Maqedoninë e Veriut dhe nga kush duhet çliruar ajo – mos vallë nga jomaqedonasit, të cilët përbëjnë thuajse shumicën e popullsisë?!

Ndërkohë, duhet pranuar se, krahasuar me Millosheviqin, të cilin e ndihmonte vetëm një Rrahman, kryeministri i sotëm i Maqedonisë së Veriut është i rrethuar nga shumë “Morina” të VLEN-it.

Top Channel