Romelu Lukaku, mbyllet sezoni me Napolin, rrezikon edhe Botërorin
Data 13 maj është historike për futbollin e Kosovës. Pikërisht në këtë datë, një dekadë më parë, Federata e Futbollit e Kosovës u bë anëtare me të drejta të plota në FIFA, një moment ky që ndryshoi përgjithmonë futbollin dardan.
Me 86% të votave, Kosova u pranua në organizmin më të lartë të këtij sporti në botë duke u bërë anëtarja e 210 e FIFA. Sot, 10 vjet më vonë, ky moment kujtohet me gëzim dhe krenari në Kosovë. Federata e Futbollit të Kosovës dhe presidenti i saj, Agim Ademi dolën me një komunikatë për shtyp për të kujtuar këtë moment të jashtëzakonshëm për Kosovën
Komunikata e plotë e FFK dhe presidentit Ademi
‘Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror. Ky ishte një triumf i madh për futbollin dhe shtetin tonë, pas një rruge të gjatë sakrificash, përkushtimi dhe besimi të palëkundur. Ishte fitore e të gjitha gjeneratave që mbajtën gjallë futbollin e Kosovës edhe në periudhat më të vështira. Në këtë përvjetor jubilar, me respektin dhe mirënjohjen më të thellë kujtojmë legjendën Fadil Vokrri dhe të gjithë ata që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë rrugëtim historik. Mirënjohje e veçantë edhe për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe futbollit tonë. Pranimi në FIFA ishte fillimi i një epoke të re. Sot, FFK është një institucion modern, me infrastrukturë në zhvillim të vazhdueshëm dhe me ekipet kombëtare e klubet tona që përfaqësojnë me dinjitet Kosovën në arenën ndërkombëtare. Vazhdojmë përpara me krenari dhe përgjegjësi, me futbollin për Kosovën! Urime Kosovë!
Gjatë kësaj dekade futbolli në Kosovë ka ecur me hapa gjigandë dhe këtë e tregojnë rezultatet e arritura në rang klubesh dhe kombëtaresh. Në rang klubesh, Drita e Gjilanit kampione e Kosovës bëri një rrugëtim të jashtëzakonshëm në kompeticionet e UEFA teksa arriti deri në raundin e playoffit, pas përfundimit të fazës së Ligës, ndërsa kombëtarja e Kosovës vetëm për pak nuk mundi dot të bëjë mrekullinë teksa iu afrua shumë kualifikimit në Kupën e Botës së këtij viti duke u mundur në finale nga Turqia.
Top Channel