Një takim me rrezik të lartë me Xi Jinping, Donald Trump mbërrin në Kinë, pritet nga zëvendëspresidenti Thinking Machines Lab dëshiron të ndërtojë një inteligjencë artificiale e cila vërtet dëgjon ndërsa flet.
Startup-i i inteligjencës artificiale, i themeluar vitin e kaluar nga ish-drejtoresha teknologjike e OpenAI, Mira Murati, njoftoi nismën e saj më të fundit të pagëzuar si “interaction models” apo modele ndërveprimi, që në thelb është AI i cili mund edhe të të ndërpresë gjatë bisedës.
Aktualisht, çdo model AI që keni përdorur funksionon pothuajse në të njëjtën mënyrë: ju flisni, ai dëgjon. Pastaj ai përgjigjet dhe ju dëgjoni. Thinking Machines po përpiqet ta ndryshojë këtë duke ndërtuar një model që përpunon input-in e përdoruesit dhe gjeneron përgjigje në të njëjtën kohë, në mënyrë që bashkëbisedimi të ngjajë më shumë me një telefonatë të mirëfilltë sesa me një shkëmbim mesazhesh.
Termi teknik për këtë është “full duplex”, dhe kompania pretendon se modeli i saj, TML-Interaction-Small, përgjigjet brenda 0.40 sekondash. Kjo i afrohet shumë shpejtësisë së një bisede të natyrshme njerëzore, dhe është shumë më shpejt sesa modelet e OpenAI dhe Google.Për momentin megjithatë, bëhet fjalë edne për një demonstrim kërkimor dhe jo një produkt i gatshëm për publikun. Kompania nuk planifikon ta lansojë menjëherë. Sipas saj, në muajt e ardhshëm do të ketë testime, dhe më vonë gjatë vitit pritet që produkti të mund të jetë i gatshëm për përdorim të gjerë.
Ekspertët shprehen se rezultatet teknike duken mbresëlënëse, por nëse përvoja reale do të përputhet me pretendimet teknike, kjo do të kuptohet vetëm pasi njerëzit të kenë mundësinë ta përdorin vetë.
Top Channel