Kupa e Italisë, Chivu: Dopietë trofesh, por pa obsesion. Të fitoj për veten? Nuk më intereson, do të isha i lumtur për djemtë
Milani ndryshon planet në prag të transfertës në Genova. Sipas MilanNews, kuqezinjtë nuk do të jenë në grumbullim të mërkurën, por duke nisur që nga dita e enjte. Vendimi është marrë pas një takimi mes trajnerit Allegri dhe drejtuesve të klubit.
Ditën e mërkurë kuqezinjtë do të zhvillojnë dy seanca stërvitore teksa janë në pritje për të mësuar datën dhe orën për përballjen me Genoan pas vendimit të Kuesturës së Romës dhe apelimit të Lega Serie A
Milanit i kërkohet të ringrihet për të mos çuar dëm pjesën e parë të sezonit që ishte shumë pozitive dhe kështu skuadra do të kthehet në grumbullim, 7 vjet pas herës së fundit, në atë kohë në 2019 në pankinën e Milanit ishte Gattuso. Shpresa është ajo e motivimit të skuadrës që duket se nuk është e bashkuar dhe pa energji mentale në ndeshjet e fundit të humbura ndaj Sassuolos dhe Atalantës. Në mënyrë të veçantë i duhet dhënë një përgjigje tifozëve të irrituar me pronarët e klubit, RedBird
Ndërkaq, në Marassi mund të rikthehet Luka Modric, që nuk ishte në ndeshjet e fundit pas një frakture në mollëz. Kampioni kroat po punon shumë për të qenë në fushë dhe shumë do të varet nga ekzaminimet që do të kryejë mesfushori gjatë javës. Nëse përgjigjja do të jetë pozitive, atëhere Modric do të jetë në skuadër për të nisur të paktën nga stoli ndeshjen.
Top Channel