Premier League/ Chelsea i merr pikë Liverpool dhe ndërpret serinë e 6 humbjeve radhazi
Kategoria Superiore po shkon drejt fundit për këtë sezon. Tashmë ka mbetur edhe një raund nga sezoni i rregullt kur do të jepen të gjitha verdiktet përpara fazës së Final Four.
Ndërkohë, këtë të mërkurë u zhvilluan ndeshjet e javës së parafundit dhe padyshim siç ka ndodhur zakonisht edhe këtë radhë është përzgjedhur trajneri më i mirë, një titull që i takoi pikërisht Orges Shehi që drejtoi Tiranën e tij drejt fitores së klasikes së futbollit shqiptar me Vllazninë, një fitore e çmuar për bardheblutë për mbijetesën.
Përsa i përket formacionit, është përzgjedhur që ai të ndërtohet sipas skemës 4-2-3-1. Kështu, në portë është përzgjedhur Visar Bekaj i Tiranës.Në repartin e mbrojtjes janë përfshirë Fabian Vera i Tiranës, Aurel Marku i Bylisit, Naser Aliji i Dinamos dhe Aliyev i Egnatias.
Mesfusha përbëhet nga Rafael i Tiranës dhe Fernando i Egnatias. Në repartin e avancuar ofensiv janë përzgjedhur Muço Boçi i Teutës, Dejvi Bregu i Dinamos dhe Irgi Kasalla i Vorës.
Në majën e sulmit qëndron lojtari i Bylisit, Pedro, i cili spikati me paraqitjen e tij në këtë javë të kampionatit në ndeshjen ndaj Elbasanit.

Top Channel