Meksikë, viti shkollor pritet të mbyllet 40 ditë më herët për shkak të Kupës së Botës, shpërthejnë kritikat në vend
Gazetat në Spanjë dhe Portugali raportojnë përparim në bisedimet e kësaj të shtune midis trajnerit portugez dhe klubit madrilen.
Ndërkohë, Benfica po vlerëson emrat e parë për të marrë drejtimin e ekipit.
Real Madridi ka intensifikuar përpjekjet e tij për të rikthyer José Mourinhon në “Santiago Bernabéu”. Mes një krise të brendshme në klubin spanjoll, mediat në Spanjë dhe Portugali pretendojnë se pozitat e trajnerit aktual të Benficas janë forcuar prapaskenave, duke u konsideruar ai si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e ekipit sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetës spanjolle AS, bordi drejtues i Real Madridit e sheh Mourinhon si emrin ideal për të riorganizuar skuadrën, pas një sërë episodesh që përfshijnë mosmarrëveshje të brendshme dhe fërkime në dhomën e veshjes.
“Menaxhmenti i Real Madridit e konsideron tashmë portugezin si opsionin e vetëm të mundshëm për të rindërtuar ekipin,” theksoi AS.

Operacioni në vazhdim e sipër
Edhe pse një muaj e gjysmë më parë ky rikthim nuk ishte pjesë e planeve, emri i Mourinhos ka qarkulluar gjithmonë në zyrat e “Valdebebas”, veçanërisht pasi agjenti Jorge Mendes i ofroi bordit mundësinë e nënshkrimit me të. Në muajt pasues, qëndrimi i klubit ndryshoi nga “është e pamundur” në pranimin se operacioni është tashmë në zhvillim e sipër.
Brenda klubit ekziston një bindje e plotë se trajneri portugez ka aftësinë e duhur për të kontrolluar mjedisin e trazuar te madrilenët. Përmirësimi i marrëdhënieve mes Realit dhe Jorge Mendes ka lehtësuar ndjeshëm fillimin e bisedimeve.
Benfica dhe planet për pasardhësin
Benfica tashmë po punon me skenarin e humbjes së Mourinhos dhe ka caktuar një dëmshpërblim prej rreth 3 milionë eurosh për lirimin e tij.

Ndërkohë, gazeta Marca shton se “të gjitha rrugët të çojnë te Mou”, duke konfirmuar se në Portugali largimi i tij po trajtohet si një mundësi konkrete.

Gazeta portugeze A Bola zbulon se palët po diskutojnë kushtet e një kontrate për të paktën dy sezone. Në listën e Benficas për të zëvendësuar portugezin janë:
Marco Silva: Aktualisht trajner i Fulham në Angli (favoriti kryesor).
Filipe Luís: Ish-mbrojtësi brazilian, i cili po vlerësohet si një mundësi serioze.
Mourinho e drejtoi Real Madridin midis viteve 2010 dhe 2013, periudhë gjatë së cilës fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Ky rikthim i mundshëm vjen në një moment mjaft delikat, pikërisht në prag të sfidës “El Clasico” kundër Barcelonës.
Top Channel