Reali përshpejton rikthimin e Mourinhos, Benfica kërkon 3 mln euro ta lë të lirë, dhe nis kërkimin për zëvendësuesin
Masat ndëshkimore për klubin mund të variojnë nga gjoba financiare deri te përjashtimi nga gara në skenarin më të keq.
Southampton ka pranuar akuzën për sjellje të pahijshme, pasi një anëtar i ekipit të tyre të analizës u kap duke “spiunuar” seancën stërvitore të Middlesbrough të enjten. Telegraph Sport zbulon se klubi i “Championship” nuk ka tentuar të kundërshtojë akuzën për përfitim të padrejtë avantazhi përpara gjysmëfinales së “Play-off”-it, pasi Federata Angleze (EFL) ngriti zyrtarisht padinë të premten vonë.
Mbrojtja e klubit bazohet në pretendimin se analisti ka vepruar me iniciativën e tij personale dhe nuk ka qenë i udhëzuar nga klubi për të udhëtuar drejt hotelit “Rockcliffe Hall”, që ndodhet ngjitur me qendrën stërvitore të Middlesbrough, për të vëzhguar fshehurazi Kim Hellberg dhe lojtarët e tij.
Klubi nga bregdeti jugor shpreson që kjo mbrojtje e tipit “ujku vetmitar” të bindë EFL-në se ky nuk ishte një plan i koordinuar për të mashtruar përmes zbulimit të formacionit, taktikave apo skemave të goditjeve standarde përpara një ndeshjeje të kësaj rëndësie.
Mbetet për t’u parë nëse kjo do të mjaftojë për të kënaqur ligën apo për të qetësuar Middlesbrough-n. Këta të fundit ishin tërbuar pasi një anëtar i ekipit të tyre të medias kapi “spiunin” duke u fshehur pas disa shkurreve me pajisje profesionale vëzhgimi.
Përmes një deklarate zyrtare, Southampton konfirmoi bashkëpunimin e plotë me ligën, ndërkohë që burime për Telegraph Sport bëjnë me dije se kjo mund të mos jetë hera e parë që ky klub përdor metoda të tilla këtë sezon. Ndëshkimet e mundshme janë të rënda: nga gjobat dhe zbritja e pikëve, deri te përjashtimi ekstrem nga gara.
Top Channel