Real Madrid, nuk ka ndëshkim ekstra nga Arbeloa për Tchouamenin dhe Valverden…
Një vit pas kontestimit kundër administratës RedBird, historia te Milani përsëritet. Këtë herë, në shënjestër është vënë pikërisht Shefi Ekzekutiv Giorgio Furlani që prej ditësh po kritikohet në rrjetet sociale nga tifozët kuqezi.
Në ndeshjen ndaj Atalantës në San Siro, një ndeshje thelbësore për kualifikimin në Ligën e Kampioneve priten parrulla dhe kore kundër Shefit Ezkekutiv aktual të Milanit përpara ndeshjes.
Gjatë 90 minutave të ndeshjes skuadra do të mbështetet, e kundërta e asaj që ndodhi përpara një viti në ndeshjen me Monzan kur Sektori Jugor u la praktikisht bosh me parrullën ‘Shkoni në shtëpi?.
Pra, tifozët kuqezi nuk janë aspak të kënaqur me menaxhimin aktual të skuadrës dhe humori i tyre u përkeqësua pas fitores së titullit të 21 nga ana e Interit. Kualifikimi për në Ligën e Kamoiineve është konsideruar objektivi minimal nga ana e tifozëve të Milanit që presin që sezonin e ardhshëm që skuadra të paktën të luftojë për titullin. Shumë do të varet nga lëvizjet në mërkato që mund të mos drejtohen më nga Igli Tare. Nuk është një mister që raportet mes drejtuesit shqiptar dhe Furlanit nuk janë shumë të mira dhe sipas ‘Corriere Dello Sport’, Furlani ka hyrë sërish në kontakt me Tony D’Amico që aktualisht është ne rolin e Drejtorit Sportiv të Atalantës, por që u kërkua edhe një vit më parë me këmbëngulje nga Milani.
Gjithnjë sipas ‘Corriere Dello Sport’. D’Amico mund të sjellë te Milani edhe Vincenzo Italianon që është pranë largimit nga Bologna me trajnerin që do të merrte vendin e Massimiliano Allegrit që është nën kontratë me kuqezinjtë deri në 2027. Pra bëhet fjalë për një revolucion të vertetë, i radhës për një klub që prej kohësh e ka të vështirë të gjejë një ekuilibër në klub dhe në një situatë të tillë, duket se kthimi te triumfet është vërtet një utopi.
Top Channel