Detaje të reja nga hetimet për eskortat; futbollistët, në zona private me shishe vere prej 20 mijë eurosh
I gjendur mes të kaluarës dhe ambicies Real, gjithnjë e më shumë për t’u bërë realitet, Jose Mourinho foli për ‘Sportweek’ dhe konfirmohet special dhe unik. Sepse duke folur për Interin e tij, trajneri portugez nuk lë asgjë pa tentuar.
Që nga krahasimi Milito-Lautaro te Chivu duke kaluar te lojtarët e mirë por që nuk do të kishin vend te Interi i tij. Me fjalë të tjera, i zakonshmi Mourinho që bën që të diskutohet, të përflitet dhe ndoshta edhe zemëron pak.
Por sigurisht që ai e ka thënë gjithnjë; është dhe do të mbetet interista dhe këtu ai bën pohimin më domëthënës. ‘Zgjedhja më e vështirë në karrierën time? Të lija Interin-tha Mourinho-por është një gjë që do ta ribëja sepse sapo kisha fituar Ligën e Kampioneve pas Kupës së Italisë dhe titullin në Serie A dhe më pas shkova te Reali i Madridit’.
Pra sa kishte siguruar Tripletën unike të trofeve dhe të papërsëritshme me një skuadër që në një farë mënyrë nuk mund të krahasohet. ‘Më pëlqejnë shumë futbollistët e këtij Interi-tha Mourinho-por asnjë prej tyre nuk do të luante te skuadra ime e Tripletës. Lautaro? Preferoj Militon. E dua Lautaron, por Militon e dua 3 herë më shumë sepse po flas për një nga protagonistët e Tripletës. Milito ishte një nga ata që më dhanë më shumë. Materazzi do të zëmerëhet me mua, por Zidane ishte një spektakël dhe nëse mendoj një lojtar që mishëron elegancën, më vjen në mendje ai’.
Po Chivu?
‘Chivu ishte i zoti dhe me fat. Kur luante nuk ishte një trajner në fushë, nuk është se rreshti se luajturi dje dhe nisi të stërvisë sot-tha Mourinho-ajo e tij nuk ishte diçka spontane, bëri një rrugëtim formimi duke stërvitur skuadrën Primavera të Interit dhe duke bërë shumë mirë te Parma. Këtë vit pati edhe pak yllin e fatit me vete sepse asnjë prej skuadrave të tjera nuk ishte vërtet një kundërshtar i fortë për titullin. Nuk ia doli Napoli, Milan është në fazë tranzicioni, po ashtu edhe Juventusit, por fitorja të jep kredite’
Dhe në fund Mourinho foli edhe për Romën, skuadrën tjetër tëe Serie A me të cilën ka punuar: ‘Roma është qyteti më i bukur në botë-tha Mourinho-San Siro ka qenë shtëpia ime dhe më ka dhuruar shumë gëzime, por fitorja që më bën të ndihem gjithnjë krenar është gjithnjë ajo e ardhshmja’.
Top Channel