Reali përshpejton rikthimin e Mourinhos, Benfica kërkon 3 mln euro ta lë të lirë, dhe nis kërkimin për zëvendësuesin
Barcelona këtë të dielë do të presë Realin e Madridit për El Clasicon që mund t’i japë titullin e 29 në La Liga skuadrës katalanase. Trajneri Hansi Flick u shfaq përpara medias për të folur për këtë ndeshje, por ishte e paevitueshme prekja e temës së krizës së Realit të Madridit pas sherrit mes Valverdes dhe Tchouamenit
Në këtë pikë, trajneri gjerman preferoi që të mos i hyjë thellë kësaj historie megjithatë ai e tha opinionin e tij. ‘Nuk dua të flas për Realin e Madridit dhe për atë çfarë ndodh atje, sepse nuk është puna ime-tha Flick e vijoi mendimin e tij për ambientin te Barcelona-ajo që ka më shumë rëndësi në këto raste dhe që vlerësoj shumë te ky klub është se ne jemi të gjithë në të njëjtën linjë. Kur ndodh diçka flasim të gjithë në një linjë dhe të gjithë jemi bashkë në këtë. Këto gjëra ndodhin në futboll dhe në jetë, nuk do të them se është normale, por mund të ndodhë dhe duhet të menaxhohet dhe të flasësh. është më mirë të komunikosh, kjo është e para, pastaj është mënyra si e menaxhojmë. Nëse një ditë do të ndodhë diçka e tillë do të mendoj për të në atë moment’.
Flick në konferencën e tij për shtyp vuri në dukje rolin e La Masias në skuadër dhe sesi plotësojnë njëri tjetrin me lojtarët e tjerë.
‘La Masia është speciale sepse aty lojtarët njihen prej vitesh, por është shumë e rëndësishme atmofera dhe lidhja me lojtarët e tjerë-shtoi Flick-kemi futbollistë shumë cilësorë që nuk janë nga La Masia dhe lidhja me secilin prej tyre është e pabesueshme’.
Barcelona ka një skuadër me një moshë mesatare relativisht të re dhe për Flick fitorja e mundshme e La Liga më një ekip kaq të ri do të ishte dicka e jashtëzakonshme
‘Të fitosh titullin e dytë radhazi do të ishte fantastike dhe me këtë skuadër kaq të re do të ishte e pabesueshme, po bëjnë një punë fantastike, përmirësohen e përmirësohen dhe ky është mentaliteti dhe filozofia jonë-shtoi Flick-i thashë skuadrës, nesër nuk do të jetë e lehtë të përcaktoj formacionin titullar, janë të gjithë mirë, të gjithë na japin një nivel fantastik në çdo ndeshje edhe ata që hyjnë në fushë në castet e fundit, të gjithë janë të përqendruar dhe shumë profesionistë dhe kjo është ajo që vlerësojë më shumë te skuadra ime’.
Top Channel