Irani këmbëngul, vendos 10 kushte për të shkuar në Botëror, si do të reagojnë vendet organizatore
Chelsea ndërpret serinë e 6 humbjeve radhazi në Premier League teksa arriti të marrë 1 pikë në sfidën e vlefshme për javën e 36 të kampionatit ndaj Liverpool.
Në Anfield, kjo sfidë përfundoi me barazimin 1-1 që i jep mundësinë Liverpoolit t’i afrohet akoma më shumë kualifikimit për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.
Ishte një ndeshje që u shkrua në pjesën e parë kur u shënuan të dy golat e saj. Skuadra e Arne Slot që është gjithnjë e më shumë nën presion mori avantazhin në këtë përballje me golin e Gravenberch që në minutën e 6. Megjithatë Chelsea diti të reagojë dhe në minutën e 35 arriti të barazojë shifrat në 1-1 me Enzo Fernandez që ekzekutoi saktë një goditje dënimi.
Në fillimin e pjesës së dytë, Chelsea shënoi sërish këtë radhë me Cole Palmer, por goli i tij u anulua nga sistemi VAR. Në fund ndeshja në Anfield u mbyll 1-1 me Liverpool që mbetet në vendin e 4-t të klasifikimit me 59 pikë, ndërsa Chelsea shkon në 49 pikë dhe ka ende shanse për të siguruar një vend në zonën evropiane për sezonin e ardhshëm.
Top Channel