Risi për Botërorin 2026; do të ketë 3 ceremoni hapjeje, nga një për çdo vend pritës
Dalin detaje të reja nga hetimet për eskortat që së bashku me ato për botën arbitrare kane tronditur futbollin italian dhe këto detaje i sjell e përditshmja milaneze ‘La Repubblica’. Në qendër të hetimeve është një agjenci eventesh në Milano, administratorët e së cilës janë në arrest shtëpie me akuzën e shfrytëzimit dhe favorizimin e prostitucionit si dhe për bashkëpunim në krim.
Sipas Prokurorisë së Milanos, janë të paktën 70 futbollistë profesionistë që kanë marrë pjesë në mbrëmjet e organizuara nga kjo agjenci. ‘La Repubblica’ flet për privè me shishe vere me vlerë 20 mijë euro. Sidoqoftë asnjë prej futbollistëve nuk është nën hetim për momentin.
Mbrëmjet parashikonin një paketë që përfshinte lokalet e luksit në jetën e natës milaneze, eskorta dhe në disa raste edhe substanca narkotike(sic është tullumbacja e famshme që nuk lë gjurmë në rast të një kontrolli të mundshëm antidoping) dhe e gjithë kjo ka vazhduar edhe gjatë periudhës së pandemisë. Hetimet nisën nga një denoncim i bërë nga një prej vajzave të reja të përfshira, e prezantuar në verën e 2024
‘La Repubblica’ thekson në tentativë për të provuar se nuk kishin lidhje me prostitucionin, avoktati i Emanuele Buttini e Deborah Ronchi, Marco Martini, që iu kërkon gjykatësve që anulojë urdhërarrestin, depozitoi disa dokumenta. Një prej tyre ka të bëjë me përgjimin mes dy bashkëpunëtorëve të agjencise që flasin për detyrime nga 3 futbollistë respektivisht të Torinos, Sassuolos dhe Veronës. Lojtarët duhej të shlyenin një detyrim 3400 euro që është konsideruar jo në proporcion me faturën e një darke duke lënë të kuptosh se në realitet duhej për të paguar për shërbime seksuale. Menuja në ato netë ishte me shishe vere prej 20 mijë eurosh, tequila deri 2400 euro dhe në listë ishte edhe zëri ‘Italian mafia show’(një paketë me shampanjë dhe vodka prej më shumë se 4 mijë eurosh). E gjithë kjo për të thënë; të gjitha këto para të kërkuara ishin për pijet alkoolike dhe jo vajzat dhe kjo agjenci nuk ishte një aktivitet për të mbuluar shfrytëzimin e prostitucionit, krimi që është në qendër të hetimit.
Top Channel