Tensionet e forta te Real Madrid, Arbeloa: Fakti që e gjithë kjo del në media ështe tradhëti për këtë klub

09/05/2026 13:05

Mbrëmjen e së dielës në Camp Nou do të luhet El Clasico mes Barcelonës dhe Realit të Madridit që mund të vendosë matematikisht çështjen e titullit.

Por te Los Blancos ditët e fundit kanë qenë shumë të tensionuara që kulmuan me përplasjen fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit, ngjarje kjo që ishte edhe tema kryesore për të cilën u fol në konferencën për shtyp të trajnerit Alvaro Arbeloa.

‘Dua të them 2 gjëra. Së pari, jam shumë krenar për vendosmërinë, shpejtësinë dhe transparencën me të cilën veproi klubi-tha Arbeloa-dhe në anën tjetër për faktin që futbollistët e pranuan gabimin e tyre, shprehën pendesë dhe kërkuan ndjesë. Mua kjo më duhet. nuk dua të djeg futbollistët në një zjarr publik sepse nuk e meritojnë, për atë që më kanë treguar në këto 4 muaj dhe në të gjithë këto vite me Realin e Madridit. Kanë treguar se e dinë se çfarë do të thotë të jesh futbollist i Realit të Madridit dhe nuk do ta harroj. Gjithnjë e jap një shembull’

Dhe shembulli i dhënë nga Alvaro Arbeloa është ai i Juanitos.

‘Për mendimin tim është një futbollist që është modeli sesi duhet të jetë një lojtar i Realit të Madridit-shtoi Arbeloa-ështe Juanito. Ai nuk gaboi kurrë? Të gjithë jemi krenarë për atë çfarë ka bërë në çdo ndeshje. E kuptoi çfarë ishte Reali i Madridit dhe dha shpirtit. Si mund të mos gaboj unë? Të gjithë gabojmë. këta dy lojtarë meritojnë qe ne të kthejmë faqëen dhe t’iu japim një mundësi të dytë për të vijuar të luftojnë për këtë klub’.

Alvaro Arbeloa shprehu pakënaqësinë e tij për shpërndarjen në media të ngjarjes që ndodhi duke e cilësuar si një tradhëti kundrejt Realit të Madridit.

‘Fakti që del në media ajo çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes më duket tradhëti ndaj klubit-tha Arbeloa që pohoi se nuk e di se nga kanë dalë të gjitha këto-nuk punoj për CIA dhe nuk i akuzoj futbollistët. Ka shumë njerëz rreth Realit të Madridit. Ajo çfarë ndodh me futbollistët e mi do të mbetet mes tyre dhe unë duhet të jap shembullin tim’.

Top Channel