Ka përfunduar java e 35 e Superiores, me disa rezultate vendimtare për renditjen dhe mbijetesën e ekipeve.

Flamurtari ra zyrtarisht në Kategorinë e Parë pas barazimit 1-1 me Teutën, ndërsa Vora e shpëtoi pjesën tjetër të javës me barazimin 2-2 ndaj Dinamos.

Bylisi siguroi tre pikë të rëndësishme duke mundur Elbasanin 2-1 në një duel të tensionuar, ndërsa Tirana fitoi ndaj Vllaznisë në Klasiken e Shqipërisë me rezultatin minimal 1-0. Egnatia shënoi një fitore befasuese 2-0 ndaj Partizanit, duke treguar forcën e saj në këtë fazë të kampionatit.

Kjo javë vendosi zyrtarisht edhe fatin e Flamurtarit, që do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, ndërsa lufta për vendet e para dhe mbijetesën vazhdon të jetë e ndezur.

Rezultatet e javës së 35:

Bylis – Elbasani 2-1

Dinamo – Vora 2-2

Egnatia – Partizani 2-0

Flamurtari – Teuta 1-1

Tirana – Vllaznia 1-0

Top Channel