Lufta drejt fundit? Aeroplanmbajtësja amerikane ‘Gerald Ford’ nis rikthimin drejt SHBA-së
Inteligjenca Artificiale po e ndan botën e punës : nga njëra anë, po shkakton panik, më shumë njerëz që kanë frikë se do të zëvendësohen, nga ana tjetër, po krijon një kërkesë në rritje për talente të specializuara që kompanitë po përpiqen ta gjejnë.
Dy studime të kohëve të fundit, njëri nga zyra e kryetarit të Bashkisë së Londrës dhe tjetri i raportuar nga “Il Sole” në Itali, ofrojnë një pamje të saktë të këtij skenari kontradiktor, në të cilin e njëjta teknologji që kërcënon miliona vende pune po gjeneron njëkohësisht mundësi të reja për ata që dinë ta shfrytëzojnë atë.
Pothuajse gjysma e fuqisë punëtore të Londrës punon në vende pune ku “AI” mund të transformojë disa nga aktivitetet e tyre. Kryeqyteti është më i ekspozuar se çdo rajon tjetër në Mbretërinë e Bashkuar: afërsisht 2.4 milionë njerëz punojnë në profesione të klasifikuara si “Profesione të ekspozuara ndaj “AI” gjeneruese”, ekuivalente me 46% të fuqisë punëtore të qytetit , krahasuar me një mesatare kombëtare prej 38%.
Kryebashkiaku Sadik Khan komentoi raportin duke thënë se inteligjenca artificiale do të transformojë rolet në vend që t’i eliminojë ato tërësisht, duke ndryshuar përzierjen e detyrave dhe aftësive të kërkuara. Por ai paralajmëroi gjithashtu se aty ku kërcënimi për vendet e punës është real, ne duhet të jemi të gatshëm të reagojmë shpejt.
Gratë janë më të ekspozuarat. Përafërsisht 8% e grave që punojnë në Londër bëjnë pjesë në kategorinë që prek inteligjencën artificiale, krahasuar me 4% të burrave.
Punëtorët më të rinj janë gjithashtu më të prekshëm: afërsisht 52% e moshës nga 16 deri 29-vjeçar punojnë në vende pune shumë të ekspozuara ndaj inteligjencës artificiale, krahasuar me 39% të atyre të moshës 50 vjeç e lart.
Niveli më i lartë i rrezikut prek afërsisht 313,000 punëtorë, 6% të fuqisë punëtore të Londrës. Këto janë kryesisht punë administrative dhe zyre : kontabilistë mbështetës, menaxherë pagash, nëpunës të futjes së të dhënave dhe recepsionistë.
Top Channel