IFAB ndryshon rregulloren, kartonë të kuq për lojtarët që mbulojnë gojën dhe ata që braktisin ndeshjen si protestë ndaj arbitrit
Victor Osimhen, gjithnjë ka qenë një rrufe në fushë, por mesa duket për pagesën e qirave preferoi ta marrë me shumë komoditet.
Ish sulmuesi i Napolit, aktualisht në Stamboll te Galatasaray, ka marrë një denoncim; Mercedes-Benz Financial Services Italia është shfaqur në karabinierinë e Milanos me dokumenta në duar për sulmuesin nigerian
Arsyeja? Një mungesë pagese prej 90 mijë eurosh për një model Classe G që Osimhen kishte përdorur gjatë qëndrimit të tij në Napoli. Por kjo çështje ka edhe ironinë në sfond për kompaninë gjermane të prodhimit të automjeteve sepse Osimhen jo vetëm që nuk kishte paguar këstet e qirasë së makinës, por kishte ‘harruar’ edhte të dorëzonte çelësin e saj në përfundim të kontratës 3 vjeçare.
Por pavarësisht detyrimit që i kërkohet, garazhi i Victor Osimhen duket se nuk njeh ‘krizë’. Në rrugët e Stambollit nigeriani është parë të në timonin e një Lamborghini Revuelto me vlerë prej 500 mijë eurosh. Ajo që shpresohet është që këtë radhë ai të kujtohet të kontrollojë njoftimet që i vijnë sepse tani janë gjykatësit milanezë që po e markojnë dhe jo mbrojtësit e Serie A
Top Channel