Të shohësh një grua si asistente gjyqtare është tashmë një dukuri e zakonshme në fushat e futbollit.

Megjithatë, është e rrallë të gjesh një zyrtare ndeshjeje e cila, kur nuk ka bilbilin në gojë apo flamurin në duar, merr një libër dhe nisin të lexojë. Kur kjo pasion për dijen ndërthuret me një pamje që tërheq vëmendjen e të gjithëve, rezultati bëhet edhe më mbresëlënës.

Ky përshkrim i përshtatet më së miri Giuliana Vigella-s, asistentes që aktualisht aderon në kampionatin e Serie D (D’Ethnika) në Itali dhe po përgatitet për t’u ngjitur në Serie C. Ajo ka pranuar hapur dashurinë e saj si për futbollin, ashtu edhe për studimet, duke ndarë kohën mes fushës së lojës dhe auditoreve të Universitetit të Bolonjës, ku studion për Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike.

Bukuroshja 23-vjeçare i përballon me sportivitet kritikat apo mosmiratimin e tifozëve, ndërkohë që numëron mijëra ndjekës në rrjetet sociale. Këta të fundit presin me padurim ngjitjen e saj në kategoritë më të larta, deri në Serie A, për ta parë duke gjykuar ekipet e tyre të zemrës.

Pavarësisht se arbitron në një kategori që zakonisht nuk ka ndjekshmëri të lartë, mediat raportojnë se prania e saj ka rritur ndjeshëm interesin dhe pjesëmarrjen e publikut në shkallët e stadiumit. Giuliana është kthyer në një atraksion të vërtetë për spektatorët, çka vërtetohet edhe nga fakti që numëron mbi 100,000 ndjekës në platformat sociale.

Sipas mediave italiane, zyrtarët e Shoqatës Italiane të Arbitrave (AIA) bëjnë me dije se 23-vjeçarja ka marrë vlerësime mjaft të larta pas çdo ndeshjeje gjatë karrierës së saj trevjeçare, duke premtuar një të ardhme të shkëlqyer në majat e futbollit italian.

Top Channel