Kategoria Superiore/Andi Ribaj, trajneri i më i mirë, përcaktohet dhe formacioni i javës
Teksa po afron fundi i sezonit, te Milani ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Luka Modric. Kontrata e kroatit skadon në fund të muajit qershor dhe te kuqezinjtë do të donin që ai të qëndronte edhe për një vit tjetër.
Nga ana e tij edhe vetë futbollisti është i hapur ndaj rinovimit të kontratës por duke vendosur disa kushte.
Kjo është ajo që bën të ditur gazetari italiuan Gianluca Di Marzio sipas të cilit, Luka Modric kërkon që Milani të përforcojë skuadrën në mënyrë që të luftojë për titullin dhe nuk do të rinovojë nëse Milani nuk do të luajë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Gjithnjë sipas Gianluca Di Marzio, një tjetër kusht i vendosur nga Modric është konfirmimi i trajnerit Massimiliano Allegri në pankinën e kuqezinjve me trajnerin livornez që në ka me klubin milanez një kontratë deri në qershor të 2027.
Top Channel