Fundjava e legjionarëve, tre futbollistë kuqezinj lënë shenjë me gol dhe asiste

20/04/2026 11:21

Kjo fundjavë ishte shumë aktive sa i përket futbollit, me kampionatet në të gjithë globin, që kanë mbyllur raundin e radhës të ndeshjeve.

Rrjedhimisht, edhe një numër i konsiderueshëm i legjionarëve kanë zbritur në fushë, teksa disa prej tyre kanë arritur të lënë gjurmë në ndeshje.

Bie në sy goli i parë i Asllanit te Besiktasi. Elbasanasi ngushtoi momentalisht diferencën me një penallti të ekzekutuar saktë, por pa arritur të shmangë humbjen për ekipin e tij kundër Samsunspor.

Nazmi Gripshi u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në Rusi, me mesfushorin, që dhuroi asist, duke ndihmuar në një barazim të Rubin Kazan.

Në SHBA, Myrto Uzuni nuk heziton që ndeshje pas ndeshjeje të konfirmohet një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së tij. Këtë herë kontribuoi me një asist në barazimin 3-3 të Austin kundër kanadezëve të Torontos.

Top Channel